Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Lista Serbe nuk e ka njoftuar KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje, ky është afati për certifikim

12/03/2023
in 02, LAJME
Lista Serbe nuk e ka njoftuar KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje, ky është afati për certifikim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe ndonëse ka deklaruar publikisht se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në Veri, njoftimin zyrtar në KQZ për këtë, ende nuk e ka dërguar. Për të dorëzuar njoftimin për mospjesëmarrje, Lista Serbe ka kohë deri më 13 mars, derisa afati për të aplikuar për certifikim është i hapur deri më 22 mars. Eugen Cakolli nga KDI thotë se organizimi i zgjedhjeve është “i afektuar” nga procesi i dialogut e në “veçanti” nga suksesi apo dështimi i nënshkrimit të planit franko-gjerman.

Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale – Zveçan dhe Leposaviq. Këto zgjedhje, fillimisht u caktuan për 18 dhjetor, mirëpo u shtynë si pasojë e tensioneve në Veri.

Njëjtë si në dhjetor, edhe kësaj here, Lista Serbe të enjten tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

“Kjo e bën më se të qartë se Kosova dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb, kundër vullnetit të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e së enjtes.

Mirëpo një njoftim zyrtar për mospjesëmarrje Lista Serbe nuk e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e afati për këtë procedurë mbaron nesër.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se ky institucion ka pranuar deklarime për mospjesëmarrje nga 8 parti politike.

“Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Mund t’ua konfirmoj se deri më tani (10 mars 2023, 15:00) kemi pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit”, ka thënë Elezi.

Për këtë çështje, Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se Lista Serbe duhet që ta dërgojë në KQZ njoftimin zyrtar për mospjesëmarrje, në mënyrë që të “prodhohen efektet juridike”. Mirëpo, Cakolli thotë se nëse Lista Serbe e dërgon njoftimin, kjo nuk ua pamundëson kandidatëve të saj të kandidojnë si subjekte të reja apo kandidatë të pavarur.

“Legjislacioni parasheh mundësinë e deklarimit për mospjesëmarrje në zgjedhje, por konform procedurave. Pra, përtej deklarimeve publike, Lista Serbe duhet që njoftimin për mospjesëmarrje t’a dorëzojë pranë Zyrës në KQZ, në mënyrë që të prodhohen efekte juridike. Pas një njoftimi të tillë eventual, Lista Serbe nuk mund të aplikojë për certifikim në zgjedhje, por që kjo nuk do t’ua pamundësonte Listës Serbe dhe kandidatëve të saj që të kandidojnë si subjekte të reja, apo edhe si kandidatë të pavarur”, tha Cakolli.

Cakolli vlerëson se organizimi i zgjedhjeve është i afektuar nga procesi aktual i dialogut dhe suksesi apo dështimi i planit franko-gjerman.

“Normalisht, si subjekti që ka tradicionalisht përkrahjen më të madhe në mesin e votuesve në komunat me shumicë serbe, mospjesëmarrja e Listës Serbe do të ketë ndikim direkt në vet procesin zgjedhor. E përtej kësaj, normalisht, përmes ndikimit edhe nga strukturat e paligjshme në komunat veriore, që financohen e përkrahen nga Beogradi zyrtar, organizimi i zgjedhjeve bëhet edhe më i vështirë. Kësisoj, organizimi i zgjedhjeve është i afektuar nga procesi aktual i dialogut, e në veçanti nga suksesi apo dështimi eventual në nënshkrimin e një marrëveshje për planin franko-gjerman”, u shpreh ai.

Në rast të mospjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, Cakolli thotë se shtyrja e zgjedhjeve nuk duhet të shndërrohet në precedent.

“Kosova është treguar gjeneroze dhe konstruktive, me rastin e shtyrjes së zgjedhjeve gjatë fundit të vitit të kaluar. Por, një qasje e tillë nuk do të duhej të shndërrohej në precedent, e as zhvillim normal, meqë do të cenoheshin standardet dhe obligimet kushtetuese për qeverisjen lokale dhe të drejtat zgjedhore të qytetarëve. Prandaj, konsideroj që organizimi i zgjedhjeve më 23 prill, duhet të jetë i pa-alternativë, por duke mësuar nga situata e vitit të kaluar”, tha Cakolli për Express.

Kushtet e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje

Në dhjetor, kur edhe deklaruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që u patën caktuar për 18 dhjetor, Lista Serbe paraqiti kushtet e saj për të garuar në zgjedhje.

Ndërkaq, të enjten, ata deklaruan se përpos që nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se nuk janë plotësuar kërkesat që i kanë shkaktuar largimin e tyre nga institucionet e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në asnjë zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre legjitime.

Kushtet e tyre ishin tërheqja e vendimit për targat dhe nisja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, kishte deklaruar Rakiq.

Çështja e targave është zgjidhur, derisa tash është vëmendja te asociacioni, për çka pritet të nënshkruhet në takimin e 18 marsit

 

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post
Arrestohet mitrovicasi, ishte i kërkuar nga gjykata për vjedhje të rëndë

Vrasje në tentativë në Mitrovicë

LAJMET E FUNDIT

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com