Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të paligjshme gjatë kontrolleve të zhvilluara në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.
Sipas Policisë, aksionet janë ndërmarrë më 21 qershor pas informatave të pranuara nga qytetarët se në disa objekte mund të fshiheshin armë dhe mjete të tjera ilegale.
Në rastin e parë, në fshatin Presek, policia ka kontrolluar një objekt që shërbente si shtallë për ushqimin e bagëtive. Aty janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M48, pesë karikatorë të kalibrit 7.62 milimetra, 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar dhe bateri ndriçuese.
Your Content Goes Here






























