Pesë policë të lënduar pas trazirave në Zveçan
Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime trupore pas tensioneve të cilat u krijuan në Komunën e Zveçanit gjatë ditës së sotme.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se të lënduar nga zyrtarët policorë kanë mbetur pesë.
Ende nuk dihet qartë se si janë lënduar këta zyrtarë policorë, por që në Zveçan u hodh edhe gaz lotsjellës dhe disa “shok-bomba”.





























