Falsifikimi i llojeve të ndryshme të kartëmonedhave është bërë fenomen shumë shqetësues në Mitrovicë por edhe në tërë Kosovën, shkruan Mitropol.
Dje në Mitrovicë një person ka lajmëruar Policinë e Kosovës për një kartëmonedhë 50 euroshe false.
Raporti i plotë policor:
Mitrovicë Jugu 08.06.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është hasur një kartëmonedhë në vlerë 50 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar. Rasti nën hetime.





























