Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Hetemi i “vetburgosur” – çështja e higjenës dhe takimi me familjarë janë problematike, thonë avokatët

08/07/2023
in LAJME
Hetemi i “vetburgosur” – çështja e higjenës dhe takimi me familjarë janë problematike, thonë avokatët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbi një muaj që po qëndron i “ngujuar” në objektin e komunës. Veprimi i tij është komentuar nga ekspertë e njohës të ligjeve, por vet kreu i Qeverisë e ka përkrahur Hetemin në vendimin e tij për të qëndruar në komunë.

Megjithatë avokatët kanë ngritur pikëpyetjet në lidhje me ligjshmërinë e këtij rasti, raporton Ekonomia Online. sipas tyre nuk ka asnjë shembull askund në ndonjë shtet që një kryetar komune e shndërron objektin në një vend ku bënë edhe fjetjen.

Avokati Arbër Jashari tha se Hetemi ka të drejtë që në raste specifike të punojë jashtë orarit tetë orë në javë, por që kjo nuk po ndodh.

Ai madje thotë se nuk dihet nëse ai është në protestë apo realisht po punon, duke shtuar se e ka privuar veten nga shumë të drejta.

“Ai ka të drejtë vetëm në raste specifike të punojë jashtë orarit dhe atë më së shumti tetë orë në javë si punë shtesë, krahas atyre dyzetë orëve që është e përcaktuar me ligj. Dhe kjo nuk është duke ndodhur”.

“Thjesht ai është në një situatë atje ku ne nuk e dimë a është punë a është protestë, kur fillon puna, kur fillon protesta, në sa fillon dita e punës së tij, në sa mbaron dita e punës së tij. Gjithashtu mund të themi se ai e ka privuar veten nga një sërë të drejtash që i’a njeh legjislacioni aktual dhe që ia njeh ligji i zbatueshëm”, tha ai për EO.

Mendim të njëjtë sa i përket privimit të së drejtave të veta për Hetemin ka edhe avokati tjetër, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi thotë se asnjë ligj nuk ia ndalon e as lejon atij që të flej në objektin e komunës.

Ai ngriti edhe një çështje tjetër, atë të higjienës dhe të takimit me familjarë, duke theksuar se Hetemi mund të konsiderohet i vetburgosur.

“Unë në aspektin profesional e kam sqaruar se nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore qoftë në Ligjin për qeverisje lokale qoftë në Ligjin e punës apo edhe me kompetenca të kryetarit të komunës si kryetar se kryetarit i lejohet apo i njëjti të detyrohet të akomodohet për të fjetur në objektin e komunës”.

“Edhe pse kryetari i komunës nuk është i punësuar siç e parashikon Ligji i punës, nuk është domethënë një punëmarrës, ai është me mandat, por funksionet e tij ai duhet t’ia përshtat administratës komunale, gjegjësisht zyrtarëve të cilët gjithashtu janë punëmarrës dhe ata kanë një orar të rregullt të punës nga ora 8:00 në orën 16:00 dhe unë e kam sqaruar se bazuar mbi këtë obligim që e kanë zyrtarët e administratës duhet edhe kryetari i komunës të ia përshtat dhe kjo është absurde. Nuk keni asnjë shembull askund në ndonjë shtet qoftë fqinj qoftë evropian që një kryetar komune e shndërron objektin në një vend ku bënë edhe fjetjen”, tha ai për EO.

“Unë kam shtruar edhe tema të tjera të cilat kanë të bëjnë edhe me higjienën ndoshta, a është interesuar dikush për higjienën e Lulzim Hetemit që një muaj ditë, ai është një qytetar i Kosovës, një shtetas i Kosovës dhe gjithashtu ka të bëjë edhe me kontaktin me familjen sepse ai është vetburgosur. Unë madje kam thënë se me ligjet tona nuk keni të drejtë t’ua mohoni të drejtat tuaja as vetes. Domethënë është një akt i ndalueshëm, të i’a cenoni të drejtat vetes, integritetin tuaj, dinjitetin tuaj. Mendoj se duhet shtruar pyetja jo vetëm nga ne si avokatë por edhe nga ekspertët shëndetësorë dhe inspektorati i punës për të ekzaminuar se çfarë po ndodhë me Lulzim Hetemin”, tha Smakiqi.

 

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur
LAJME

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
LAJME

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë
LAJME

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Zeqiri i PDK-së mbështet Kurtin: S’jap dorëheqje, parësor për mua është interesi shtetëror

Zeqiri i PDK-së mbështet Kurtin: S’jap dorëheqje, parësor për mua është interesi shtetëror

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com