Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk jap dorëheqje edhe nëse ma kërkon Memli Krasniqi

08/07/2023
in LAJME
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk jap dorëheqje edhe nëse ma kërkon Memli Krasniqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri i sheh të drejta dhe ligjore, andaj e mbështet atë.

Zeqiri, bën të ditur se është i orientuar ta çojë mandatin deri në fund, ndërsa nuk sheh ndonjë arsye për dorëheqje nga kjo pozitë, qoftë edhe nëse një gjë të tillë ia kërkon kryetari i partisë së tij.

Sipas tij, parësor për të është interesi shtetëror dhe nëse kërkohet të shkohet në zgjedhje të reja, siç kërkojnë ndërkombëtarët, duhet të gjenden format ligjore dhe jo t’ju kërkohet dorëheqja.

Zeqiri thotë se kur bëhet fjalë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve në përgjithësi, ai e respekton ligjin dhe merr referenca edhe nga qeveria, pavarësisht se është anëtar i PDK-së.

Ai thotë për KosovaPress se nuk mund të jap dorëheqjen vetëm pse këtë mund t’ia kërkojë kryetari i partisë së tij, në këtë rast, Memli Krasniqi.

Zeqiri ka vendosur që funksionin e tij ta ushtrojë nga zyra alternative, ndryshe nga kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili për më shumë se një muaj po qëndron i mbyllur në objektin e komunës.

Zeqiri deklaron se nuk e kupton çfarë mund të bëjë një kryetar i mbyllur, pa kontakte dhe bashkëpunim. Ai e porosit Hetemin që të veprojë nga një zyrë alternative pasi do të ketë më të lehtë të ushtrojë detyrat e tij.

Mirëpo,Zeqiri nuk e fsheh dëshirën për të ushtruar detyrën e tij nga zyra që ndodhet në objektin e komunës në Zubin Potok dhe shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejtë.

Sa i përket punëve dhe detyrave të përditshme në komunë, kryetari i Zubin Potokut potencon se është arritur që deri diku të vihen punët në binarë, ndonëse përmend mungesën e komunikimit me shumicën serbe, si sfidën kryesore.

Kryetari i Zubin Potokut thotë se Lista Serbe dhe grupe të caktuara, po bëjnë presion të jashtëzakonshëm duke i frikësuar qytetarët serbë për të mos qenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Zeqiri u zgjodh kryetar i Zubin Potokut në zgjedhjet e 23 prillit, të cilët u bojkotuan nga Lista Serbe, e cila gjithmonë ka udhëhequr me këto komuna. Megjithatë, tentativat e tij për të hyrë në objektin e Komunës ngjallën tensione duke bërë që situata të mbetet e brishtë në veri që nga data 26 maj.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Vajza e mitur nga Mitrovica arrestohet për ngacmim seksual dhe kanosje

LAJMET E FUNDIT

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com