Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Restaurimi pa leje i Manastirit të Banjskës me para të “Crvena Zvezdas”

11/10/2023
in LAJME
Restaurimi pa leje i Manastirit të Banjskës me para të “Crvena Zvezdas”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të shumëfishta janë ndërhyrjet në monumentin më të përfolur të kohëve të fundit – Manastirin e Banjskës. Të gjitha pa leje. Në dy dekadat e fundit janë së paku tri sosh. I fundit është ende në proces dhe atë e financon “Delije”, grupi i tifozëve të ekipit të futbollit, “Crvena Zvezda”. Ka dhënë nja 25 mijë euro përderisa ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për restaurimin e dëmeve të fundit nga grupi terrorist. Është refuzuar nga Dioqeza e Rashkë-Prizrenit

Tri ditë pas agresionit të Serbisë në Kosovë nëpërmjet sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, institucionet kanë shprehur gatishmëri për vlerësim të dëmeve dhe restaurim të Manastirit të këtij fshati. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kishte deklaruar në mbledhjen e Qeverisë gatishmërinë për të restauruar dëmet që i janë bërë këtij monumenti që kishte pësuar nga grupi prej rreth 30 serbësh ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Dioqeza Rashkë-Prizren kishte kundërshtuar këtë iniciativë. Përtej kësaj ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në ditën e gjashtë të këtij muaji i është drejtuar me një letër peshkopit Teodosije duke shprehur gatishmëri për të restauruar dëmet e shkaktuara nga terroristët.

Por historia e restaurimeve e ndërhyrjeve në këtë Manastir nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është e vjetër dhe anashkaluese krejtësisht ndaj autoriteteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Intervenimi i fundit ka nisur në fillim të shtatorit të këtij viti. Pavarësisht ligjeve të Kosovës, ku për ndërhyrje në monumente kërkohet pëlqim nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, KOS nuk ka përfillur kurrfarë procedure. Madje intervenimi i nisur në shtator është duke u bërë me tre milionë dinarë (25 mijë e 606 euro) të fondacionit “Delije”, organizatë e tifozëve të klubit futbollistik beogradas “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq). Viti 2015 ka qenë hera e fundit kur këtij ekipi iu lejua hyrja në Kosovë. Kishte ardhur në Graçanicë për të ashtuquajturat ndeshje bamirësie.

Lajmi për nisjen e punimeve në Manastir ishte dhënë më tre shator.

“Paratë janë paguar për rinovimin e fasadave jugore dhe lindore të kishës kushtuar Shën Stefanit”, do të deklaronin për mediat serbe zyrtarët e Fondacionit. Raportimi i “Kossev” bënte të ditur se kleriku i tempullit, Danilo, paralajmëronte edhe një projekt për restaurimin e pjesës tjetër të kishës.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka konfirmuar për KOHËN se nuk është kërkuar pëlqim për këtë ndërhyrje, gjë që bie në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore.

Por, kjo ndërhyrje është të paktën e treta me radhë prej pasluftës së fundit në Kosovë. Më 2003 dhe 2004 atje ishte ndërhyrë për të restauruar e rikonstruktuar pjesë të kompleksit të Manastirit Mesjetar. Më 2007, çështja e restaurimit të Manastirit sërish ishte rikthyer në vëmendje, kur në një simpozium në janarin e atij viti në Zveçan disa ekspertë kishin nisur të numëronin gabimet e punimeve më 2003.

Më pas, në vitin 2015, do të niste një tjetër projekt më i madh. I financuar nga e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovë e Metohi”, projekti përfshinte banjat e fshatit bashkë me kompleksin kishtar. Marrëveshja ishte nënshkruar nga asokohe udhëheqësi i kësaj zyre, Marko Gjuriq, dhe Dioqeza Rashkë-Prizren. Sipas raportimeve të mediave serbe, ishte punuar në murin rrethues e shtimin e bujtinave.

KOHA ka mësuar se dëmtimet e fundit të shkaktuara nga grupi terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiq janë duke u riparuar. Letra që ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ia ka dërguar peshkopit Teodosije ende nuk ka marrë përgjigje.

Çeku i është adresuar Teodosijes duke thënë se bazuar në dispozitat ligjore për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si institucione të Republikës së Kosovës konfirmojnë gatishmërinë për zbatimin e këtij obligimi. Ka përmendur se Kosova me Kushtetutë siguron mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

“Si ministër i Kulturës, më lejoni të shpreh shqetësimin për të gjitha dëmtimet e shkaktuara në Manastir dhe të ofroj gatishmërinë tonë institucionale për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator 2023, rehabilitimin e gjendjes, në mënyrë që të sigurohet ruajtja e këtij aseti të trashëgimisë kulturore”, shkruhet në letër.

Kjo qasje e ministrit Çeku shihet si pozitive dhe e duhur nga ata që merren me trashëgimi kulturore. Por, nuk dihet se cili do të jetë epilogu i këtij rasti.

Sali Shoshi, i cili udhëheq Fondacionin Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij, “CHwB Kosova”, ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është institucion i cili në Kosovë më tepër ka rol politik sesa fetar.

“Është një zgjatje e Qeverisë së Serbisë që i shfrytëzon beneficionet e legjislacionit të Kosovës, sidomos Ligjin për zonat e veçanta që ofron njëfarë vetëmenaxhimi të manastireve. Por, vetëmenaxhimi nuk u lejon që të ndërhyjnë në çdo gjë. Kemi edhe Ligjin për trashëgimi kulturore që përcakton konsultim dhe miratim të ekspertëve për ndërhyrje”, ka thënë Shoshi. Sipas tij, kur tempujt fetarë janë edhe monumente, sikurse Manastiri i Banjskës, atëherë janë edhe trashëgimi e përbashkët.

“Pra, janë duke e keqpërdorur këtë monument. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje edhe në këtë mënyrë, përmes letrave, që ta shtrijë dorën. Në çdo kohë duhet kërkuar qasje të pakufizuar dhe të kërkohet e drejta që të mos tjetërsohen pa mendimin e atyre që i shohin si monument kulturore”, ka thënë Shoshi.

Historia e këtij monumenti është goxha interesante sikurse e shumë tempujve fetarë në Kosovë. Përgjatë historisë ishte dëmtuar, djegur e rindërtuar. Madje kishte shërbyer edhe si xhami. Tek në shekullin e kaluar do të shtoheshin ndërtesat e kompleksit për të marrë pamjen që ka sot.

Historiani e gazetari Col Mehmeti, në një tekst të gjatë, ka shpërfaqur historinë e kishës së shndërruar në manastir. Duke u shërbyer me shënimet e udhëpërshkruesve të huaj dhe librat studimorë, Mehmeti ka treguar midis të tjerash që disa herë kisha do të ishte strehë e ikanakëve, cubave e grupeve të tjera kriminale.

“Ndërtimi i saj duhet të ketë zgjatur prej vitit 1312 deri më 1317 (Novakoviq, 1892: 5). Nga të dhënat që jep shkronjësi Danilo, ky mbret (v.j. Stefan Uroshit II) u bë patron për pesëmbëdhjetë kisha, disa prej të cilave edhe në Selanik, Kostandinopojë dhe Jerusalem. Teksa dihen veçse pak gjëra për kishën e mëparshme mbi të cilën u ngrit e reja, ekziston mendimi që ajo nuk u shkatërrua e tëra, porse muret e saj dhe kupola u përdoren gjatë ndërtimit. Kjo, së paku, lë të hapur mundësinë që Kisha e Bajës u ndërtua mbi themelet e arkitekturës bizantine (Vukanoviq, 1970: 44)”, ka shkruar Mehmeti në tekstin e titulluar “Vrasës, cuba e ikanakë në Kishën e Bajës më 1500, 1689, 1806 e 1830”, botuar në shtojcën për kulturë të “Kohës Ditore” në ditën e parë të këtij muaji.

 

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur
LAJME

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
LAJME

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë
LAJME

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Lagjet dhe fshatrat që mbesin pa rrymë sot në Mitrovicë

Lagjet dhe fshatrat që mbesin pa rrymë sot në Mitrovicë

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com