Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm

Nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë flitet pak për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian – përveç thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që palët t’i kthehen këtij procesi. Rastin e parë ato e kanë pasur në samitin e Komunitetit Politik Evropian, që është zhvilluar më 5 tetor, në Granadë të Spanjës, por pa ndonjë rezultat. Të pranishëm atje kanë qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

15/10/2023
in LAJME
Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa Vuçiq, pa dhënë shumë detaje, ka thënë se është munduar t’ua shpjegojë përfaqësuesve evropianë qëndrimin e Serbisë, Osmani ka qenë më e drejtpërdrejtë.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar përpara se të miratohen sanksionet kundër Vuçiqit. Së pari sanksionet dhe më pas mund të flasim për pjesën tjetër”, ka thënë ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë në Banjskë.

Kosova e akuzon Serbinë për sulmin në Banjskë të komunës së Zveçanit, ku grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Serbia ka mohuar se ka gisht dhe, ashtu si Kosova, ka nisur hetimet e veta të sulmit. Analistët thonë se ngjarja e ka dëmtuar në masë të madhe procesin edhe ashtu të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi dhe nuk presin që ai të vazhdojë në të njëjtin format.

Maja Pishçeviq, nga Këshilli Atlantik, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se, fillimisht, duhet të hetohet dhe të mësohet e vërteta pas sulmit në Banjskë.

“Është e vështirë për mua të imagjinoj se palët mund t’i kthehen tani tryezës së bisedimeve. Ato takime, as në muajt e kaluar, as në rastet e mëparshme nuk janë dukur mirë. Dy udhëheqësit nuk i kanë shtrënguar kurrë duart njëri-tjetrit. Dhe, a mund ta imagjinoni diçka të tillë të ndodhë tani?”, pyetet Pishçeviq.

Related Posts

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Next Post
Bien temperaturat: Vranët dhe shi, në këto vende parashihet edhe borë

Bien temperaturat: Vranët dhe shi, në këto vende parashihet edhe borë

LAJMET E FUNDIT

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com