Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Policia: Qytetarët në veri kërkojnë vazhdimin e afatit për targat

17/10/2023
in LAJME
Policia: Qytetarët në veri kërkojnë vazhdimin e afatit për targat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kërkesën e qytetarëve për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në ato kosovare.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke theksuar se me këtë kërkesë u janë drejtuar qindra qytetarë.

“Pres që shpejt të marrim përgjigje nga MPB-ja. Presim një përgjigje pozitive”, ka thënë Elshani.

Bëhet fjalë për riregjistrimin e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës, si KM (Kosovska Mitrovica), GL (Gjilan), PR (Prishtina) e kështu me radhë.

Çështja e targave ishte ajo që shkaktoi një sërë krizash në veri të Kosovës.

Fillimisht, më 31 korrik të vitit të kaluar u ngritën barrikada për shkak të kësaj çështjeje. Më pas, në nëntor, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri për shkak se ishte suspenduar drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli 2023 të lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm me targa RKSVeton Elshani ka sqaruar se Policia e Kosovës nuk ka shqiptuar gjoba për qytetarët pas skadimit të afatit për riregjistrim për shkak se ka qenë “çështje politike”, dhe rikujton se procesi i riregjistrimit është pezulluar.

“Tani e kemi përsëritur kërkesën, nëse ka mundësi të përsëritet (procesi i riregjistrimit)”, shton ai.

Më 23 nëntor 2022, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve,Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat, të cilat lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë.

Related Posts

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Next Post
Vazhdon bastisja në Leposaviq

Vazhdon bastisja në Leposaviq

LAJMET E FUNDIT

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com