Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Musliu-Shoshi: A është normale që të heshtim kur Albin Kurti përmes kontratës njëburimore, ka siguruar ushqim për qentë e ushtrisë, por jo për ushtarët?

14/10/2024
in LAJME
Musliu-Shoshi: A është normale që të heshtim kur Albin Kurti përmes kontratës njëburimore, ka siguruar ushqim për qentë e ushtrisë, por jo për ushtarët?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi s’e ka kursyer aspak qeverinë dhe ministrin Maqedonci për situatën e krijuar në FSK. Për mungesën dhe cilësinë e ushqimit, deputetja e PDK-së ka thënë se është urgjente që të gjinden përgjegjësit dhe të jepet llogari për situatën e krijuar.

“Sot, në vend që të flasim për përparim dhe përafrim me forcat modern ushtarake, ne po flasim për një aspekt jetik të mirëqenies së ushtarëve tanë. Për bukën e tyre. Është obligim dhe detyrë e jona primare që të reagojmë dhe të kërkojmë me ngulm përgjegjësi dhe mbi të gjitha llogari nga qeveria aktuale e cila e ka sjellur situatën në këtë pikë denigruese dhe të rrezikshme.

Si është e mundur që FSK-ja, të përballet me mungesa bazike? Pa armë, pa rroba, pa paga të arsyeshme, pa bukë dhe pa dinjitet.

A është normale që 25 vjet pas lufte, ushtarin tonë ta detyrojmë të mbahet në këmbë vetëm nga krenaria?
A është normale që të heshtim kur Albin Kurti, përmes një kontrate njëburimore, ka siguruar ushqim për qentë e ushtrisë, por jo për ushtarët? Të gjithë jemi më së të vetëdijshëm që, tema për të cilën po diskutojmë sot e prek bërthamën e sigurisë dhe sovranitetit të vendit tonë! Dhe siguria dhe sovraniteti i vendit qëndrojnë mbi çdo parti, mbi çdo individ dhe mbi çdo temë tjetër” ka thënë deputetja në seancën e Kuvendit.

“Ushtarët tonë sot, kanë ushqim PA proteina dhe kalori, sepse ushqimi përgaditet me çkado që ka qëllu në rezervë! Kjo është në kundërshtim me standardet e ushtrisë.Dhe çfarë është më e keçja, shujtën ditore ushtarit tonë ia përgaditë personi që nuk ka certifikatë të sigurisë. Pra ushtria mund edhe të helmohet qëllimisht dhe askush të mos merr përgjegjësi për këtë.

E dyta: Janë raportuar keqpërdorime edhe me fondet e ushtrisë, e që si rezultat kanë mungesa të vazhdueshme të veshjeve dhe pajisjeve që janë thelbësore për të siguruar që ushtarët tanë të jenë të përgatitur dhe të pajisur për përmbushjen e detyrave të tyre.

Sot, ushtari i Kosovës ka uniformë e çizme të grisura sepse kjo qeveri vjedhë edhe në ternderatë ushtrisë!

E treta: Pagesa jo e duhur: Sot, ushtarit të Kosovës NUK i paguhen orët shtesë të shërbimit dhe është e vetmja kategori e përjashtuar me ligj nga Albin Kurti, me koordinim siç po dihet!

E katërta: Sigurimi: Sot, ushtari i Kosovës nëse lëndohet në detyrë, kjo qeveri nuk i ofron kujdesdhe e përjashton nga puna!

Dhe, përveç keqtrajtimit dhe përdhosjes deri në mjerim të ushtrisë tonë, nën këtë qeverisje është evidente edhe tendenca për të politizuar institucionet e sigurisë, përfshirë edhe FSK-në” ka thënë Musliu-Shoshi para deputetëve.

Deputetja ka lutur rininë e Kosovës që të mos demotivohet nga kjo situatën e krijuar ngase sipas saj këta udhëheqës politikë janë veç kalimtarë. “Krejt në fund kam vetëm një lutje për të gjitha vajzatdhe djemt tonë që të MOS dorëzohen e demotivohennga udhëheqës politik që në Kosovë janë veç kalimtar, që të ardhmen e fëmijëve e shohin në Norvegji, e që në tokën e Kosovës NUK kanë as varr e as pronë” ka thënë Musliu-Shoshi

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Kurti: 25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, hapësira ajrore serbe mbetet e mbyllur për fluturime nga Kosova

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com