Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore në rrugën “Agim Ramadani”.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK






























