Në orët e pasdites, nga ekipi mjekësor i Urgjencës së Qytetit në Mitrovicë është sjellë një fëmijë në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e rënies në ujë në njërin nga restorantet e qytetit.
Spitali i Mitrovicës ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke dhënë detaje të shpëtimit.
Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent.
Pas intervenimit, fëmija është shpëtuar mrekullisht nga stafi emergjent i Spitalit.
Pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, fëmija është transferuar në QKUK me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët për trajtim të mëtejshëm, me parametra mjekësorë më stabilë.

























