Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në Leposaviq, ndërsa policia ka arrestuar një nga të dyshuarit për rastin, njofton Mitropol.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30.
Viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar me shtetësi serbe.
Pas pranimit të trajtimit mjekësor, viktima është liruar për në shtëpi.
Policia njofton se, pas veprimeve hetimore, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Mitropol/

























