Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

VV-ja thotë se s’do ta lejojë tërheqjen nga trusti

16/04/2022
in LAJME
VV-ja thotë se s’do ta lejojë tërheqjen nga trusti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nëpërmjet një opinioni të publikuar në KOHA, e kanë kundërshtuar mundësinë e tërheqjes së një pjese tjetër të mjeteve nga Trusti. Sipas tyre, kjo do ta rëndonte rëndë sistemin pensional. Në linjë me këtë qëndrim është edhe partia në pushtet. Me gjithë përpjekjet e opozitës, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë thënë se nuk do ta lejojnë prekjen e kursimeve të pleqërisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar po e kundërshton mundësinë e tërheqjes edhe të një pjese tjetër nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Në një opinion të publikuar në KOHA, përfaqësues të FMN-së kanë thënë se lejimi i tërheqjes së parakohshme të kursimeve do ta dëmtonte rëndë sistemin pensional.

“Qëllimi i kursimeve pensionale është të mbështesin standardin jetësor pas daljes në pension. Shfrytëzimi i këtyre kursimeve tani do ta dobësonte ndjeshëm fuqinë blerëse të të ardhurave të ardhshme të pensioneve, duke rritur mundësinë që ato të jenë të pamjaftueshme për t’i mbuluar edhe nevojat më bazike të konsumit. Në përgjithësi, ne mendojmë se kostot e lejimit të tërheqjeve të parakohshme nga llogaritë e TKPK-së janë më të mëdha se përfitimet, veçanërisht kur Qeveria ka miratuar masa të tjera mbështetëse për të menaxhuar ndikimin ngritjes së çmimeve”, kanë thënë ata.

Ata thonë se kanë kritikuar edhe tërheqjen e 10 përqindëshit më 2020, duke paralajmëruar se ajo do të krijonte precedentë me pasoja negative, çka sipas tyre, po ndodh tani.

“Lejimi i tërheqjeve të parakohshme vetëm sa do të rrisë madhësinë e shpenzimeve të ardhshme të Qeverisë. Kjo për shkak se mungesa e kursimeve private të pensioneve pas një kohe do të vejë presion mbi Qeverinë për të rritur pensionin bazë të financuar nga buxheti apo përfitimet e tjera. Nga ana tjetër, kjo do të rezultojë në më pak para për arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë publike”, kanë deklaruar përfaqësues të FMN-së.

Tërheqjen e 10 deri në 30 për qind të Trustit, e ka propozuar Partia Demokratike e Kosovës.

Mbështetje propozimit të tyre për plotësim-ndryshim të Ligjit për Fonde Pensionale u kanë dhënë edhe grupet e tjera parlamentare opozitare.

Por pavarësisht mbështetjes së pjesës tjetër të opozitës, PDK-ja nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë projektligj pa mazhorancën.

Aktualisht projektligji për plotësim-ndryshim të Ligjit për Fonde Pensionale është në Qeveri dhe për shqyrtimin e tij, ekzekutivi ka kohë edhe 5 ditë. Pas kësaj periudhe, projektligji do të futet automatikisht në procedurë parlamentare.

Por, edhe nëse ai shkon në Kuvend për miratim, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë thënë se deputetët e pushtetit janë njëzëri kundër kësaj çështjeje.

Në një përgjigje për KOHËN, në partinë në pushtet kanë thënë se nuk do t’i prekin kursimet e pleqërisë.

“Po, qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është i njëjtë me atë të vitit 2020 kur Qeveria antikushtetuese Hoti pati bërë të njëjtin veprim të paprecedentë duke prekur kursimet e qytetarëve dhe duke rrezikuar Trustin. Ne besojmë se shteti duhet t’i ndihmojë qytetarët nëpërmjet rishpërndarjes, nëpërmjet rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes për ata në skema sociale, fëmijëve, grave dhe të rinjve, si dhe fermerëve e ndërmarrësisë së vogël e të mesme. Si masë, tërheqja e 30% të Trustit nuk i ndihmon ata me të ardhura të vogla apo kategoritë në nevojë, pasi vetë përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Dhe padyshim që këtë qëndrim e mendim e kanë të gjithë përfaqësuesit tanë kudo ku janë në institucione, sepse t’i fusësh duart te kursimet e pleqërisë së qytetarëve është një veprim që meriton të quhet i mangët nga cilësitë njerëzore”, thuhet në përgjigjen e VV-së.

Se kursimet pensionale nuk duhet të preken e thotë edhe ekonomisti Visar Vokrri.

Sipas tij, tërheqja e 30-përqindëshit nuk është në funksion të adresimit të problemit të inflacionit të lartë, të cilin e ka aktualisht Kosova, gjë e cila, si thotë Vokrri, mund të zgjidhet me politika fiskale.

“Nëse shohim edhe strukturën e kontributdhënësve dhe bilanceve të tyre, shohim se diku rreth 80 për qind e kontribuuesve kanë, le të themi, një të katërtën e të gjitha kontributeve. Me një masë të tillë, ne rrezikojmë që eventualisht një shtresë të madhe nga kontribuuesit t’i shndërrojmë në një barrë sociale për Qeverinë në të ardhmen”, ka thënë ai.

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Policia Kufitare, rajoni në Lindje parandalojnë kontrabandë të mallrave, arrestohet një person i dyshuar

Policia Kufitare, rajoni në Lindje parandalojnë kontrabandë të mallrave, arrestohet një person i dyshuar

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com