Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në një market në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë, ku një person është përballur me një 64-vjeçar, i cili edhe e ka sulmuar.
I dyshuari e ka goditur të riun me dy tranguj, duke e kërcënuar me fjalët se “kam me të vra me kallash”.
Gjithçka dyshohet së ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje që palët kanë mes vete qe disa vite për shkak të pronës.
Sinjali mëson se viktima e ka njoftuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “kanosje”.





























