Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Tensionet në veri, çka po i kërkon BE-ja Kosovës dhe Serbisë?

15/11/2022
in LAJME
Tensionet në veri, çka po i kërkon BE-ja Kosovës dhe Serbisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova e Serbia janë në udhëkryq, dhe duhet të vendosin nëse duan t’i kthehen së kaluarës apo të shkojnë drejt Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, e cilësoi situatën e sigurisë në Kosovë si më të rrezikshmen që nga viti 2013. Prandaj ai i kërkoi Kosovës fleksibilitet për targat, ndërsa serbëve u kërkoi që të kthehen në institucionet e Kosovës. Këto deklarata shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, i bëri pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel. Ministrat e Jashtëm të BE-së disktutuan edhe për ndikimin që ka pushtimi rus i Ukrainës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Situatë e rrezikshme që kërkon fleksibilitet

“Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet që urgjentisht të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve. 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, sepse në të kundërten mund të kemi një situatë të rrezikshme”, tha Borrel.

“Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, autoritetet e Kosovës të tregojnë fleksibilitet për targat, e të punojnë në implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa”, tha Borrell.

Ai bëri të ditur se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të jetë shumë shpejtë në Bruksel për të biseduar për çështjen e targave edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Gjatë ditë së hënë, shefi i diplomacisë evropiane, tha se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale, por nuk bëri të ditur detaje.

Propozim për zgjidhjen e krizës aktuale

“Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, të cilin duhet ta shqyrtojnë palët”, tha Borrell, duke falenderuar “Francën dhe Gjermaninë për ndihmën”. Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka bërë të ditur aokma se cili ishte propozimi për të dalë nga kriza aktuale.

Vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise

Një ditë më parë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, shkroi në Twittër se “është absurde rrezikimi i një konfrontimi të dhunshëm në Kosovë për shkak të targave”.

“Nevojë urgjente është vullneti politik për depërshkallëzim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit. Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat, ndërkohë, që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta por pa incidente

Tensionetndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ngritën pas një vendimi të qeverisë së Kosovës e cila që nga 1 nëntori filloi zbatimin e shkallëzuar të vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Shtetet e  Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i kërkuan qeverisë së Kosovës që këtë vendim ta shtyjë për 10 muaj, sikundër që i kërkojnë Kosovës të fillojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia, kërkon që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive. Kurse qeveria e Kosovës thotë se Kosova nuk mund të themelojë Asociacion mbi baza entike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e  Kosovës, shkruan DW.

Sidoqoftë, në veri të Kosovës  në ditët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident, por tensionet vazhdojnë të jenë të larta. Në pjesën veriore të Mitrovicës  nga persona të panjohur janë shfaqur grafite ku bëhet thirrje për “rezistencë” ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

 

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
LAJME

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Next Post
Kërkohet ndihmë për Bedri Hysenin veteranin e UÇK-së nga Brigada “141 Mehë Uka”, i duhet operim në kokë jashtë vendit

Kërkohet ndihmë për Bedri Hysenin veteranin e UÇK-së nga Brigada “141 Mehë Uka”, i duhet operim në kokë jashtë vendit

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com