Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Policët e EULEX nisin patrullimet në këmbë nëpër Veri

17/11/2022
in LAJME
Policët e EULEX nisin patrullimet në këmbë nëpër Veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, policët e EULEX-it filluan të patrullojnë veriun në këmbë, kryesisht për të treguar praninë e tyre në vakuumin e sigurisë, por ata nuk mund ta marrin rolin e Policisë së Kosovës, tha për Kossev, kreu i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark. 

“Rreth 135 policë të EULEX-it punojnë me turne në rajonin e Veriut. Prandaj ata nuk angazhohen përnjëherë në këtë numër, por punojnë me turne, para së gjithash kryejnë patrullime mobile, e nga sot kemi filluar edhe me patrulla këmbësore në Mitrovicë dhe në vende të tjera, për të treguar se ne jemi të pranishëm atje si polici”, tha Ëigemark.

Ai përkujtoi se EULEX-i është përgjegjës i dytë në zinxhirin e sigurisë, i cili i ofron mbështetje policisë së Kosovës.

“Përgjegjësja kryesore në zinxhirin e sigurisë është Policia e Kosovës. Jemi të dytët në zinxhirin që reagojmë dhe deri diku mund t’i ofrojmë mbështetje policore Policisë së Kosovës. KFOR-i, në anën tjetër, është një forcë ushtarake dhe sigurisht që ata kanë polici ushtarake, por ata nuk janë të përfshirë në zbatimin e rendit dhe ligjit në asnjë mënyrë ushtarake, sepse ky nuk është mandati i tyre, dhe mandati ynë si EULEX është pikërisht të angazhohen në punët e policisë. Mirëpo, ka limite për ne, këtë e bëjmë në koordinim me policinë e Kosovës, nuk mund ta marrim përsipër punën e tyre dhe ta zëvendësojmë policinë e Kosovës”, ka shpjeguar ai.

Ai shtoi se stafi i mbetur në stacionet policore në të katër komunat po mundohet që me turne të zgjatura ta bëjë punën e tyre sa më mirë, por edhe të mbrojë vetë qytetarët.

“Nuk është një situatë e qëndrueshme afatgjatë dhe të gjithë po përpiqen të bëjnë më të mirën, prandaj mendoj se vetë qytetarët dhe komuniteti lokal po pyesin se çfarë do të ndodhë më pas. Madje, disa njerëz me të cilët fola kanë frikë se çfarë mund të ndodhë, veçanërisht në lidhje me sjelljen e policisë nga rajone të tjera, se mund të ketë tensione edhe më të mëdha, madje edhe konflikte nëse kjo ndodh. EULEX-i është i pranishëm kryesisht në kapacitetin e tij parandalues. Nuk jemi aty për të marrë detyrat e Policisë së Kosovës. Ne punojmë ngushtë me Policinë e Kosovës, koordinohemi edhe me ta, koordinohemi edhe me NATO-n dhe KFOR-in. Rreth një javë më parë, Policia e Kosovës kërkoi nga ne që të rrisim monitorimin e situatës, gjë që e bëmë. Kemi shtuar edhe numrin e njësive tona. Por në planin afatgjatë ne nuk mund ta marrim dhe zëvendësojmë Policinë e Kosovës.

 

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Sot çadrën me vete, mot i vranët dhe me shi

Sot çadrën me vete, mot i vranët dhe me shi

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com