Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Bizneseve u kërkohet t’i rritin rrogat pavarësisht minimumit të përcaktuar

17/04/2022
in LAJME
Bizneseve u kërkohet t’i rritin rrogat pavarësisht minimumit të përcaktuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësues të bizneseve konsiderojnë se propozimi i ekzekutivit për pagën minimale është i pamjaftueshëm për të përballuar rritjen e çmimeve. Megjithëkëtë, ata nuk i mbështetin kërkesat e sindikatave që pragu i pagës të jetë 300, përkatësisht 400 euro. Oda Ekonomike ka propozuar pagë minimale prej 270 eurosh, e në Odën Amerikane thonë se rritja e paarsyeshme e saj mund të ndikojë në rritje të informalitetit

Rritja e pagës minimale në vlerën sa e ka propozuar Qeveria është kundërshtuar gjerësisht nga sindikatat.

Por, përfaqësues të bizneseve, ndonëse nuk i mbështetin kërkesat e sindikatave, konsiderojnë se propozimi i ekzekutivit është i pamjaftueshëm për të përballuar rritjen e çmimeve.

Në Odën Amerikane të Kosovës bëjnë thirrje që pavarësisht përcaktimit të nivelit të pagës, bizneset të shohin mundësitë e rritjes së saj edhe më tej.

“Kompanitë përtej rishikimit të nivelit minimal të pagesave, duhet të shohin edhe mundësitë e ngritjes së pagave për punonjësit e tjerë, pavarësisht nivelit të pagesave që mund t’i kenë pasur e që shkojnë përtej atyre të rregulluara me nivelin e pagesës minimale në vend”, ka thënë Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Sipas kryetarit të Odës Amerikane, secila pagë në nivel të pagës minimale aktuale 135, përkatësisht 170 euro, nuk reflekton koston reale të shportës së konsumatorit.

Aktualisht, paga minimale për punëtorët nën 35 vjeç është 135 euro, kurse mbi këtë moshë 170 euro.

Qeveria e Kosovës ditë më parë, përmes ndryshimeve në disa ligje, i ka hapur rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro, për të dyja kategoritë.

Një vendim i tillë nga ekzekutivi është ndërmarrë, megjithëqë propozimi nuk ka dalë nga Këshilli Ekonomiko-Social.

Në Odën Ekonomike të Kosovës kritikuan këtë qasje, pasi thanë se Këshilli Ekonomiko-Social nuk duhej të anashkalohej.

“Sipas nenit 57 të Ligjit të Punës, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik e përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social. Oda Ekonomike e Kosovës, si përfaqësuese e punëdhënësve, në mbledhjen e fundit të Këshillit Ekonomiko Social, e ka dhënë propozimin e saj që vlera e pagës minimale të jetë 270 euro, kurse partneret e tjerë kanë dalë me propozime të ndryshme. Në këtë mbledhje nuk ka pasur kuorum për votimin e lartësisë së pagës minimale nga ana e partnerëve socialë, andaj ka mbetur që të diskutohet në takimin e radhës së KES-it”, ka pohuar Lumnije Hashani nga Oda Ekonomike e Kosovës. “Ne si Odë Ekonomike e Kosovës mund të konkludojmë se nuk ka dalë asnjë propozim i unifikuar nga ana e partnerëve socialë (Këshilli Ekonomiko-Social) që i është drejtuar Qeverisë së Kosovës lidhur me përcaktimin e vlerës së pagës minimale”.

Sindikatat e sektorit publik e privat propozuan që paga minimale të jetë 300, respektivisht 400 euro.

Arian Zeka numëron pasojat që do t’i prodhonte një rritje e lartë e pagës minimale.

“Rritja e paarsyeshme e nivelit të pagës minimale mund të ndikojë në rritje të informalitetit, meqenëse pastaj kompanitë mund të gjejnë hapësirë të mos i deklarojnë një numër të punonjësve të tyre, ashtu që t’u shmangen pastaj detyrimeve të shtuara që mund të rëndojnë mbi to”, tha Zeka.

Lidhur me pagën aktuale minimale dhe respektimin e saj nga punëdhënësit, KOHA ka kërkuar disa informacione nga Inspektorati i Punës, por deri të dielën ato nuk janë ofruar.

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Çfarë moti do të kemi sot në Mitrovicë 🌦

Çfarë moti do të kemi sot në Mitrovicë 🌦

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com