Policia e Kosovës ka kryer bastisje një objekt privat në qendër të Zubin Potokut e një tjetër në fshatin Varagë.
Lajmin për bastisjet e kryera e konfirmoi ekskluzivisht për “Mitropol” zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Bëhet fjalë për shtëpinë e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok dhe një tjetër bastisje në Varagë.
Nga bastisjet e kryera kemi konfiskuar pajisje të policisë si uniformë, jelek antiplumb, radiolidhje edhe një pushkë gjuetie”, bëri të ditur Elshani për Mitropol.
Bastisja siç u bë e ditur për “Mitropol” po kryhet mbi dyshimet për përvetësum gjatë ushtrimit të detyrës.
Një person është duke u intervistuar si i dyshuar nga ana e Policisë së Kosovës.





























