Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Gastronomët: Çmimet do të ngrihen së shpejti, s’kemi zgjidhje tjetër

13/03/2022
in LAJME
Gastronomët: Çmimet do të ngrihen së shpejti, s’kemi zgjidhje tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e çmimit në gastronomi për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve të furnizimit. Kjo shoqatë kërkon që TVSh-ja të jetë 8 për qind në mënyrë që të dalin nga kriza në të cilën ndodhen.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thotë se ngritje do ketë në të gjithë gastronominë.

“Nuk është që do rritet vetëm çmimi i makiatos, ka ngritje pothuajse të gjithave produkteve në sektorin e gastronomisë si pasojë e kostos së lartë së prodhimit dhe kostos së lartë së transportit dhe furnizimit, gjë e cila ndikon në blerjen e produkteve nga furnitorët. Nuk është kjo një lloj vendimi, kjo është gradualisht, shkon në përputhje me gjendjen dhe me krizën e cila vetëm po shkon duke u thelluar. Kemi pa edhe çmimet e vajit, miellit, sheqerit, kripës po ashtu edhe të kafes”, thotë Vranica.

Derisa presin takim me Ministrinë Financave dhe Ministrinë e Tregtisë, Vranica kërkon nga Qeveria rishqyrtimin e kërkesave të tyre.

“Nuk është qëllimi me rreziku konsumin, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Ose duhet të rriten çmimet ose duhet të rritet infomaliteti brenda bizneseve të cilat dëshirojnë ta ruajnë stabilitetin e çmimeve. Qeveria, Ministria e Financave, Ministria Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë t’i shqyrtojnë heqjen ose uljen e disa prej tatimeve, kostos së prodhimit. TVSh-ja në 8 % do të ishte një përkrahje e jashtëzakonshme për sektorin tonë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të dalim sa më shpejtë nga kjo gjendje e krizës, e cila po thellohet çdo ditë e më shumë”, tha ai.

Pronari i një kafiterie në kryeqytet, Faton Osmani thotë se nuk do të bëjnë rritje vetëm te kafet, por edhe te ushqimi.

“Arsyeja që do t’i rrisim kafet është njerëzit kanë shumë pagat e vogla 250-300 euro, nuk e di se si po mbijetojnë, kështu që ne ende nuk kemi marrë qind për qind me i shtrenjtuar kafet, por po shihet që është luftë Rusi-Ukrainë edhe importi-eksporti është më i ngadalshëm dhe ne e kemi marrë parasysh. Ende nuk kemi biseduar me odën e gastronomisë, kështu që kur të marrim vendimin, ne do t’i rrisim kafet, por edhe pjesën e ushqimit”, deklaroi ai.

Për qytetarë rritja e çmimit të kafes nuk është shqetësim. Ata thonë se kafja nuk është elementare. Përparim Uka thotë se për të rinjtë ky vendim do të jetë i mirë, pasi që ata do t’i vizitojnë më pak kafiteritë.

“Shtrenjtimi i kafes për mua është ide e mirë, për shkak së të rinjtë besoj që e stopojnë pak kafet, i kthehen bibliotekave e librave më shumë se kafiterisë… Shpresoj se ky shtrenjtimi i kafeve t’i bëjë mirë studenteve dhe t’i kthehen bibliotekës e të mësojnë”, tha ai.

Albert Zenuni thotë se pasi që ka rritje në të gjithë sektorët, nuk e ka problem shtrenjtimin e kafes.

“Janë shtrenjtuar të gjithë, edhe kafet le të shtrenjtohen. Kafja nuk është elementare, mundemi edhe pa kafe të jetojmë”, shprehet ai.

Fitore Kryeziu thotë se shtrenjtimi i kafes është e përballueshme.

“Shtrenjtimin e kafes e përballojmë disi. Për disa qytetarë po, për disa jo varet. Për mua nuk e kam problem edhe pse është rritur”, tha ajo. /KSP

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
LAJME

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Next Post
Sot shënohen 23 vite nga masakra e tmerrshme në tregun e Mitrovicës

Sot shënohen 23 vite nga masakra e tmerrshme në tregun e Mitrovicës

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com