Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Hamami i Mitrovicës në shitje për 1.6 milionë euro, shteti s’di gjë

“Ofrohet për shitje Hamami i qytetit së bashku me pjesën e parkingut mbrapa me lokacion në qendër të qytetit”, fjalia e parë e shpalljes në shitje të monumentit të mbrojtur me ligj, tokë me 15 ari truall. Çmimi: 1.6 milionë euro. Ky nuk është rasti i parë që pronat e trashëgimisë kulturore me pronarë privatë, nxirren në shitje. Po në Mitrovicë, vitin e kaluar është shitur një shtëpi. Për rastin e Hamamit të Vjetër, institucionet e vendit nuk dinë gjë e për dikë ky është rasti i mirë që Ministria e Kulturës ta blejë monumentin që mbrohet prej shtetit

26/09/2024
in LAJME
Hamami i Mitrovicës në shitje për 1.6 milionë euro, shteti s’di gjë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Secili shtetas i Kosovës që posedon 1.6 milion euro dhe do të blejë një monument të shekullit XVIII me 15 ari truall në zemër të Mitrovicës, adresa është e gatshme: Hamami i Vjetër. Monumenti ikonik i këtij qyteti është nxjerrë në shitje nga pronarët. Institucionet e shtetit nuk dinë gjë. Së fundmi, aty në vitin 2022 janë investuar gati 90 mijë euro. Përderisa aneksi shërben si restorant, pjesa e Hamamit s’ka kurrfarë destinimi.

Ky nuk është rasti i parë që pronat e trashëgimisë kulturore me pronarë privatë, nxirren në shitje. Po në Mitrovicë, vitin e kaluar është shitur një shtëpi.

Telashet me mirëmbajtjen e Hamamit të Vjetër në Mitrovicë janë të vjetra. Lagështia ka qenë gjithnjë temë më vete. I vidhej edhe plumbi i kulmit. Pronarët kanë pasur ankesa të vazhdueshme. E tash kanë vendosur që pronën e tyre ta “kthejnë” në euro. “Ofrohet për shitje Hamami i qytetit së bashku me pjesën e parkingut mbrapa me lokacion në qendër të qytetit. (Nuk është në shitje biznesi-restoranti). Përmban objektin dykatësh: Hamami i Qytetit dhe parkingu mbrapa. Objekti ka orientim dhe dalje shumë të përshtatshme kah rruga kryesore, por edhe mbrapa kah rruga e gjimnazit. Ka hapësirë të mjaftueshme ku sipërfaqja e përgjithshme e objektit, së bashku me pjesën mbrapa ka hapësirë prej 15 ari”, shkruhet në përshkrimin a ofertën që ka publikuar një kompani e shitblerjeve të patundshmërive në Mitrovicë.

“Objekti dhe trualli kanë fletën poseduese dhe kontrata e shitblerjes bëhet te noteri”, shkruhet në shpallje.

Agjenti që e ka nxjerrë në shpallje monumentin, Arban Peci, ka treguar se me të parën, të interesuarve u tregon se në këtë pronë nuk mund të ndërtohen objekte të tjera pa pasur leje nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Ky fakt, thotë se po i “tremb” pak blerësit potencialë.

“Por gjithmonë ua sqaroj këtë, pasi kam dëshirë të jem i sinqertë me të interesuarit dhe vazhdimisht kanë vepruar kështu”, thotë ai. I njëjti, vitin e kaluar ka ndërmjetësuar shitblerjen e një prone tjetër private që shteti e mbron si aset të trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për “Shtëpinë e Islam Shipolit”. Por në këtë rast, KOHA ka marrë vesh se pronarët kishin njoftuar institucionet e trashëgimisë kulturore për nismën, dhe institucionet kishin treguar se nuk kanë interes ta blejnë, por shitja eventuale të bëhet duke pasur parasysh aspektet ligjore të një prone nën mbrojte të shtetit. Ligji për trashëgiminë kulturore rregullon në parim këtë çështje.

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Sot protestë në Zubin Potok

Sot protestë në Zubin Potok

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com