Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

“Nxirje në shpinë e djegie në këmbë”, detaje trrishtuese të raportit mjekësor të së moshuarës që u rrah në shtëpinë e pleqve

04/11/2022
in LAJME
“Nxirje në shpinë e djegie në këmbë”, detaje trrishtuese të raportit mjekësor të së moshuarës që u rrah në shtëpinë e pleqve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pamjet e dhunës që u ushtrua ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, nuk po dalin të jenë i vetmi moment që po dyshohet se 70 vjeçarja u përball me monstruozitetin e infermierëve të kësaj qendre, që shteti sot ia revokoi licencën. Raporti mjekësor për Minire Nurën tregon se e moshuara ka ende disa mavijosje tjera në pjesë të ndryshme të trupit dhe një djegie të shkallës së lartë në këmbë.

Shenja të dhunës në të dy duart, mavijosje në gjendje përmirësimi në shpinë e djegie të shkallës së lartë në këmbën e majtë; krejt këto shenja monstruoze u evidentuan nga mjekët e Spitalit të Pejës, gjatë kontrollit të 70 vjeçares Minire Nura, e cila deri të mërkurën ka qëndruar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, shkruan gazeta online Reporteri. net.

E moshuara, që u sulmua mizorisht nga një ish-infermiere, me përkrahje ‘morale’ e çnjerëzore të tri ish-infermiereve tjera, përpos pasojave psikologjike, po del se ka përfunduar edhe me pasoja të rënda fizike gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Gjendjen e rëndë fizike dhe shenjat e dhunës që i konstatuan mjekët pas ekzaminimit të të moshuarës, dje në Spitalin e Pejës, i ka konfirmuar edhe avokati i familjes së Minire Nura nga Gjakova, Meshar Selimaj.

“Nga ekzaminimi që i është bërë dje nga Spitali i Pejës, vërehen lëndime në shpinë dhe duar, hematoma, ndërsa sot nga familjarët është vërejt një lëndim i djegies në këmbë tek e dëmtuara. Hematomat duken që janë të disa ditëve më parë”, ka thënë avokati Selimaj për Gazetën Online Reporteri. net.

Një rastet ku dëshmohet ushtrimi i dhunës monstruoze ndaj të moshuarës nga Gjakova, nëna e një dëshmori të luftës, u publikua të mërkurën në rrjetet sociale. Pamjet kur ish-infermierja e qendrës “Orenda” në Pejë, Aurona Pelaj, e godiste 70 vjeçaren e cila dëniste nga dhuna që po përjetonte, ndërkohë që disa dy ish-infermiere tjera po e incizonin dhe u argëtonin me veprimin e koleges së tyre, çuan në arrestimin dhe paraburgosjen e tre ish-infermierëve në fjalë dherevokimin e licencës së shtëpisë së pëlqeve në Pejë, i licencuar deri më sot si institucion privat.

Avokati i familjes Nura thotë se familja e viktimës janë duke e përcjellë rastin, dhe sipas tyre deri tani çdo gjë po shkon mirë dhe në vënie të drejtësisë për të moshuarën.

“Po shihen veprime hetimore intenzive që po ndërmirren për vënien e drejtësisë nga Prokuroria e Shtetit, andaj unë si i autorizuar në këtë rast, me interesim po i ndjek zhvillimet në vazhdim”, tha Meshar Selimaj të premten për gazetën online Reporteri. net.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave, përmes një komunikate për media ka njoftuar të premten se shtëpisë për kujdesin e të moshuarve “Orenda” në Pejë, i është hequr licenca, pas rastit të fundit. Paraprakisht, edhe tre ish-infermiereve iu hoq licenca nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Financave.

Sipas këtij vendimi, qendrës “Orenda” i është dhënë kohë deri më datë 7 nëntor që ta dorëzojë licencën dhe ta mbyllë aktivitetin e saj. Të njëjtit janë obliguar që brenda 24 orëve t’i njoftojnë edhe familjarët e të moshuarve që jetojnë aty lidhur me këtë vendim.

Ndryshe, sot në Gjakovë u mbajt një protestë kundër aktit të dhunës që tronditi jo vetëm Kosovën, por u bë lajm edhe në mediat e huaja.Pjesë e protestës ishte edhe e bija e së moshuarës e cila ka kërkuar drejtësi dhe vetëdijësim nga institucionet.

“Ju kisha lutë që të ketë drejtësi, të vetëdijesohen të gjitha institucionet se mama ka shku atje për një kujdes më të mirë, sepse ka pas nevojë për një kujdes mjekësor, për një përkrahje dhe neve na ka pas mbrapa. Mama nuk e ka vetëm Zhanetën, Milotin dhe Taulantin. Unë çka pash sot është se mama ju paska krejt juve” ka thënë ajo.

Ndërkohë, të enjten Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tri të dyshuarave, nën pretendimet e Prokurorit të Shtetit se se aktin e shëmtuar e kishin planifikuar paraprakisht.

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Policia ndërhyn në minierën e Trepçës

Policia ndërhyn në minierën e Trepçës

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com