Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë parlamentare në një takim konsultativ pas dështimit të formimit të qeverisë ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Sipas burimeve të Telegrafit, takimi është thirrur për nesër në orën 10:30.
Ky zhvillim vjen pas seancës së sotme në Kuvend, ku i mandatuari i LVV-së për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e kryeministrit.





























