Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Serbi që u plagos e rrëmbye në pikën 0 të kufirit e quante Listën Serbe terroriste

15/11/2025
in LAJME
Serbi që u plagos e rrëmbye në pikën 0 të kufirit e quante Listën Serbe terroriste
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E kanë festë të krenarisë kombëtare ani se humbën.

Kësisoj, edhe në 28 qershorin e këtij viti, serbët u mblodhën në Gazimestan për ta kujtuar Betejën e Kosovës, por edhe për ta përsëritur refrenin se “Kosova është djepi i Serbisë”.

Kësaj radhe, aty u pa edhe politikani radikal Nemanja Sharoviq, që për vite të tëra ishte krahu i djathtë i Sheshelit, ndërsa tani i shndërruar në reporter.

Njeriu, që ka djegur disa herë publikisht flamurin e Republikës së Kosovës, nuk dihet se pse u lejua të hynte, por atë ditë po merrte deklarata nga të pranishmit.

Veçse njëri nga të intervistuarit, ishte Millan Vukashinoviq nga Leposaviqi që kishte pakënaqësi vetëm me drejtuesit e shtetit të Serbisë dhe të Listës Serbe.

“Edhe në këtë kohë ne nuk jemi të lirë , unë për vete nuk udhëtoj në Serbi për shkak të regjimit që është atje dhe gjithë ato që i kanë shpikur duke më lidhur me shqiptarët , prandaj nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam vetëm në Kosovë, dhe e shmangu Serbinë. Unë as nuk tentoj të shkoj e pastaj të mbahem në kufi sepse çka mund të del nga kjo dicka më shumë. Derisa nuk ndryshon për të mirë”.

Ai tregonte se punon në pikëkalimin kufitar Jarinje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se me çfarë presioni po përballet nga Lista Serbe.

“Listën Serbe unë as se kam dëgjuar që ta lë punën,  sepse ata as nuk  më kanë punësuar , kështu që ata këtu janë saktë ashtu . Po kishte presion direkt nga ta , dhe kjo nuk është spontane. Dihet se kush dirigjon këtu dhe e bënë gjithë këtë. Lista Serbe janë  ashtu siç i quajmë ne terroristë, kjo vlen te ne”.

Vukashinoviq, u bë lajm gjithandej kur Policia e Kosovës njoftoi se ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, ai dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmëria serbe.

Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra, brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, njoftuan forcat e rendit mes tjerash, për rastin që ka ndodhur më 1 nëntor, njofton Klan Kosova.

Po, sipas atij njoftimi Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

15 ditë nga incidenti autoritetet serbe kanë heshtur plotësisht për rastin që sipas autoriteteve ndodhi në pikë-kalimin e paregjistruar mes dy shteteve në Jellackë të Leposaviqit.

Preisidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën e kësaj jave se udhëheqësit të zyrës kosovare në Beograd, nuk I është lejuar të vizitojë shtetasin Vukashinoviq.

Ajo i bëri thirrje botës që të reagojë dhe të ndalë sulmet e Serbisë, që sipas shefes së shtetit kërcënojnë paqen dhe stabilitetin

Nga Prokuroria e Mitrovicës, kanë thënë për Klan Kosova, se hetimi intensiv për të zbardhur gjithë rastin në fjalë po vazhdojnë përderisa një person është marrë në pyetje dhe është identifikuar makina.

Ndërsa, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili është përgjegjës për vijën kufitare , ka thënë se  është në dijeni rreth njoftimit të Policisë së Kosovës se një serb i Kosovës dyshohet të jetë plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria e Serbisë brenda territorit të Kosovës, mirëpo situata e sigurisë në vijën kufitare administrative, siç e quajnë ata  është e qetë.

“Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, është thënë në përgjigjen e këtij misioni.

Ndërkohë avokati i familjes Vukashinoviq, Ivan Niniq, e akuzon direkt aparatin shtetëror në Serbi, se e plagosi dhe rrëmbeu burrin nga Leposaviqi, dhe tani në gjendje të rëndë e mban në Nish. Ai ka publikuar edhe fotografi të makinës që ai thotë se i përket klientit të tij e që, sipas tij, është goditur me 23 fishekë.

Niniq ka dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë serbe ndaj kryeterroristit të Banjskës Millan Radojciq, dhe disa personave tjerë të pa identifikuar; pasi që pretendon se Vukashinoviq, ka histori të gjatë të konfliktit me ish-nën kryetarin e Listës Serbe, që ka gjetur strehë në Beograd.

Kurse mediat e afërta  me pushtetin në Serbi, kanë dhënë informacione se policë e ushtarë të tyre u arrestuan para disa ditësh, nga BIA, pasi që pretendimet serbe janë që ata sikur edhe Vukashinoviq, kanë punuar për siç thuhet interesat e Kosovës.

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com