Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Skandal: Luljeta Zhubi punëson djalin e dajës dhe gruan e tij në spitalin e Mitrovicës

02/11/2023
in LAJME
Skandal: Luljeta Zhubi punëson djalin e dajës dhe gruan e tij në spitalin e Mitrovicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Skandal: Luljeta Zhubi punësoi djalin e dajës dhe gruan e tij në spitalin e Mitrovicës
Prishtinë – Drejtoresha e Spitalit “Dr. Sali Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi kishte punësuar djalin e dajës si depoist në spital dhe gruan e tij si infermiere.

Për punësimin e parë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka gjetur se drejtoresha është në konflikt të interesit.

Sipas vendimit të APK-së të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se agjencia ka kërkuar nga Spitali Rajonal në Mitrovicë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës që të shfuqizohet apo të anulohet akti i nxjerrë për rrethana të konfliktit të interesit dhe pastaj të njoftojë agjencinë për vendimin final në lidhje me rastin.

Vitin e kaluar, K.J., ishte pranuar në pozitën depoistit në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” anipse ky spital udhëhiqej nga familjarja e tij, Luljeta Zhubi, kështu duke e kundërshtuar nenin 17, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalim të Konfliktit të Interesit.

“Lidhur me konstatimin për shkelje si në pikën I. të dispozitivit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit do të inicoj procedurën kundërvajtëse në gjykatën kompetente ndaj zyrtarës së lartë znj.Luljeta Zhubi”, thuhet në vendimin e APK-së i marrë më 24 tetor 2023.

Tutje, në vendimin e APK-së gjithashtu bëhet e ditur se në gusht të vitit të kaluar në pozitën infermiere e përgjithshme me shkollim “Bachelor”, në spitalin e Mitrovicës është pranuar A.M e cila është gruaja e K.J., djalit të dajës së drejtoreshës së spitalit, por sipas agjencisë në këtë rast nuk përbën konflikt interesi pasi që lidhja familjare e drejtoreshën Zhubi, dhe A.M është e largët.

“Raporti ndërmjet zyrtares së lartë znj.Luljeta Zhubi dhe A.M., që pretendohet të jetë gruaja e djalit të dajës së zyrtares në fjalë, sipas dispozitave të LPKI-së nuk konsiderohet raport që hyn në mesin e personave të afërm të saj”, thuhet poashtu në vendimin e APK-së.

Në takimin e mbajtur me agjencinë, sipas vendimit, Zhubi ka thënë se komisioni përzgjedhës për pozitën deposit e ka formuar drejtori mjekësor i spitalit pasi që drejtoresha ka qenë në pushim.

Por, për gjithë këtë situatë, drejtoresha Zhubi është arsyetuar se nuk ka qenë në dijeni se një çështje e tillë është konflikt interesi.

“Znj. Luljeta Zhubi e ka pranuar se kandidati (K.J) i pranuar në procesin e rekrutimit për pozitën depoist është djali i dajës së saj dhe se në këtë proces ajo në cilësi të Drejtoreshës Ekzekutive të Spitalit të Mitrovicës ka nënshkruar kontratën e marrëdhënies së punës. Por, që nuk ka qenë në dijeni se një çështje e tillë mund të paraqet konflikt interesi”, thuhet gjithashtu në arsyetimin e APK-së.

Në anën tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar thotë se për këtë rast do të merren veprimet e nevojshme sipas ligjit.

“Kemi pranuar nga Agjencia Antikorrupsion një Vendim, ku është konstatuar konflikt interesi nga drejtoresha Zhubi. Konform Vendimit, drejtori i përgjithshëm ka kërkuar nga Sektori i personelit ShSKUK të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së dhënë për “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” ka dërguar pyetje tek drejtoreshën Luljeta Zhubi në lidhje me këtë rast por e njejta nuk ka kthyer përgjigje. /

 

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Kryeministri Kurti “çeli guri gojen” për grevën e minatorëve të Trepçës

Kryeministri Kurti “çeli guri gojen” për grevën e minatorëve të Trepçës

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com