Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Vuçiq: Marrëveshja e Washingtonit u prish

12/05/2022
in LAJME
Vuçiq: Marrëveshja e Washingtonit u prish
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është prishur marrëveshja e Washingtonit pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. 

Disa minuta pasi Qeveria e miratoi në parim nismën për anëtarësim, Vuçiqi iu drejtua mediave duke iu thënë se “e prishën” marrëveshjen, referuar Kosovës.

“Ata e shkelën dhe e nëpërkëmbën brutalisht, nuk shqetësohen asgjë. Pas dhjetë vjetëve nëpërkëmbje të Marrëveshjes së Brukselit tash kanë shkelur Marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa Rezolutën 1244 se respektuan kurrë”, ka thënë Vuçiq në hapjen e panairit të makinave, raporton B92. “Ne na takon të mos futemi në urrejtje, por të japim një përgjigje të fortë dhe në përputhje me rrethanat kam caktuar një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

Ai ka shtuar se Serbia do të tregojë në ditët në vijim se mund të luftojë.

“Është e qartë se vendet kryesore perëndimore po e udhëheqin këtë lojë, ne jemi vend i vogël i lirë që mbron sovranitetin e vet, do të përpiqemi të kundërshtojmë ato në mënyrë paqësore dhe diplomatike”, shtoi presidenti serb.

Vuçiq ka thënë se është detyrë e tij ta mbrojë Serbinë.

Ai ka thënë se Kosova ka 67 deri 70 për qind të mbështetjes në Këshillin e Evropës, nëse votohet për anëtarësim. Ndërsa ka shtuar se Kosova nuk do të ndalet vetëm me kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“E ashtuquajtura Kosovë ka mbështetjen e SHBA-së për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, e gjithë kjo nuk i vlen shumë nëse nuk e ka dritën jeshile nga Serbia. Me këtë na treguan të gjithë ata që na folën për respektim të së drejtës ndërkombëtare, se nuk respektojnë asnjë vlerë e parim”, tha Vuçiq.

Ai ka shtuar se kjo do të ketë probleme shtesë në rajon.

“Kjo do të ketë efekte shtesë në marrëdhëniet në nevojë. Përgjigja jonë duhet të jetë e zgjuar dhe e mençur, për të ruajtur stabilitetin”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk pret asnjë reagim nga Perëndimi në lidhje me lëvizjen e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Ata janë shumë më të fortë, nuk e kam fjalën për Prishtinën, por për mësuesit e saj, ata që i kanë lindur dhe i kanë përkundur dhe që i mbajnë sot. Vendet kryesore perëndimore po e udhëheqin këtë lojë. Ne jemi vend i vogël dhe i lirë dhe do të përpiqemi të kundërpërgjigjemi në mënyrë të qetë e diplomatike. Fuqitë tona janë të vogla por jeta është luftë. Nuk ka tërheqje dhe dorëzim para shantazheve e ultimatumeve”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka ftuar seancën e Këshillit të Sigurimit Nacional të premten në ora 11:00.

“Unë pyes pse na thirrën në Washington, kur në rastin e parë e shkelën marrëveshjen e Washingtonit. Ata duan që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ne s’do ta bëjmë këtë”, tha Vuçiq.

Anëtari i partisë së tij SNS, Vladimir Gjukanoviq, të enjten tha se e sheh reale mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
YLLI AMERIKAN I TREPÇËS PAS NDESHJES ME PEJËN, MERR PËRKRAHJE NGA NJË YLL I NBA-SË DHE NJË LOJTAR I EUROLIGËS

YLLI AMERIKAN I TREPÇËS PAS NDESHJES ME PEJËN, MERR PËRKRAHJE NGA NJË YLL I NBA-SË DHE NJË LOJTAR I EUROLIGËS

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com