Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

ZRRE-ja shpërfill vendimin e Themelores, rryma faturohet me të shtrenjtën

20/04/2022
in LAJME
ZRRE-ja shpërfill vendimin e Themelores, rryma faturohet me të shtrenjtën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Faturat e rrymës po kalkulohen me të shtrenjtën, me gjithë aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji mbi zbatimin e tarifave të reja.

Këtë për KOHËN e kanë konfirmuar përfaqësues të KEDS-it, pas pyetjeve të adresuara rreth mbajtjes apo jo të ndonjë takimi me zyrtarët e ZRRE-së për kthimin e faturimit të energjisë elektrike me tarifat e vjetra, pas aktvendimit gjyqësor.

“KEDS-i është duke i aplikuar tarifat e energjisë elektrike që kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt, në bazë të vendimit të ZRRE-së, si organ vendimmarrës dhe rregullator. E dini se KEDS-i është kompani ekzekutive dhe nuk ka kompetenca vendimmarrëse sa u përket tarifave. Për çdo hollësi tjetër ju lutem drejtojuni ZRRE-së”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Moszmbrapsjen nga vendimi mbi tarifa të reja, zyrtarët në ZRRE e kanë arsyetuar me interpretimin se aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i ekzekutueshëm.

Kundër aktvendimit, ZRRE-ja është duke e përgatitur një ankesë të cilën do ta deponojë në Gjykatën e Apelit.

“Përderisa kjo çështje, pas ankesës së ZRRE-së, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Kjo është e definuar me nenin 66 të Ligjit për konfliktet administrative, ku përcaktohet se: ‘Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohet atëherë kur bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshme’. Në këtë kuptim, besojmë se ky vendim bëhet i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm atëherë kur vendoset në shkallën e dytë, dhe deri në vendimin e shkallës së dytë akti i kontestuar, përkatësisht Vendimi i Tarifave mbetet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Zyrës s Rregullatorit për Energji.

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se ZRRE-ja nuk po i interpreton drejt ligjet, pasi që vendimi i Themelores është për masë të përkohshme dhe rrjedhimisht bëhet automatikisht i ekzekutueshëm.

“Prej momentit që është marrë ai vendim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, vendimi i ZRRE-së është i pezulluar. Është i pezulluar, është i ngrirë dhe nuk mund të krijojë efekt juridik, pavarësisht ankesës që mund të bëhet kundrejt këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Apel”, ka thënë Zekaj.

“Nëse Bordi ka përgjegjësi për zbatimin e vendimeve dhe nuk e bën një gjë të tillë, atëherë pjesë e sferës penale është pikërisht Bordi”.

Abelard Tahiri ka thënë për KOHËN se Partia Demokratike e Kosovës është duke mbledhur prova dhe se deri në fund të javës do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Bordit të ZRRE-së për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës.

Bazuar në nenin 394 të Kodit Penal, për mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore, personi përgjegjës mund të dënohet me gjobë apo me burgim deri në dy vjet.

Në rast se me këtë vepër penale shkaktohet shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut apo dëm substancial material, atëherë neni e parasheh për kryesin dënimin me burgim, duke nisur prej gjashtë muaj e deri në pesë vjet.

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Këto janë fshatrat e Mitrovicës që nesër mbesin pa rrymë

Këto janë fshatrat e Mitrovicës që nesër mbesin pa rrymë

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com