Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, teksa Sinjalizuesi nga Veriu ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.






























