Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

MPB-ja hesht për “rikthimin e MUP-it” në veri

Institucionet e Kosovës i janë përgjigjur me heshtje raportimit për rikthimin e MUP-it të Serbisë në komunat e veriut. E, analistë politikë kanë thënë se shteti nuk duhet dorëzuar para një mësymjeje të tillë. Ata kanë bërë thirrje që të funksionalizohen edhe institucionet lokale, të dala nga zgjedhjet 23 prillit

13/05/2023
in 02
MPB-ja hesht për “rikthimin e MUP-it” në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim, as një ditë pasi është raportuar se Serbia i ka rihapur në komunat e veriut zyrat e Ministrisë së saj të Punëve të Brendshme.

Sipas Radios Evropa e Lirë, selia kryesore e MUP-it është afër shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” në Zveçan, ndërsa të tjerat në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok e Leposaviq.

Analistët politikë që veprojnë në Mitrovicë kanë thënë se Beogradi ka ndërmarrë këtë veprim, për ta pamundësuar funksionimin e institucioneve komunale me udhëheqës shqiptarë, të zgjedhur më 23 prill, por që ende nuk e kanë nisur mandatin.

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, ka theksuar se Kosova duhet ta përmbyllë procesin zgjedhor dhe se nuk duhet të lejojë që Serbia të vendosë kontroll mbi veriun.

“Besoj më tepër që këto janë shërbim për frikësim të institucioneve të Kosovës për të mos i vazhduar më tutje hapat të cilët është duke i ndërmarrë tani për ushtrimin e rendit simbolik rreth asambleve komunale, në gjykata dhe prokurori. Por, institucionet e Kosovës nuk duhet të tremben”, ka thënë Spahiu.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Kohës në lidhje me rikthimin e strukturave të sigurisë së Serbisë në veri.

E në Eulex i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë patrullimeve, nuk është vërejtur ndonjë ndryshim në terren.

Miodrag Miliçeviq nga organizata joqeveritare AKTIV, ka shprehur besimin se në veri nuk mund të rikthehet MUP-i. Sipas tij, Beogradi zyrtar nuk do ta bënte një lëvizje të tillë dramatike, meqë konsideron se nuk do t’i konvenonte asnjërës palë të përfshirë në dialog.

“Duke pasur parasysh se negociatat janë në vazhdim e sipër dhe natyrisht, marrëveshja që është arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për integrimin e forcave policore, është shumë e vështirë të besohet se Beogradi në këtë moment, do të shkonte me një lëvizje të tillë, duke instaluar përsëri strukturat policore në veri të Kosovës. Duke pasur parasysh që kemi një forcë të rregullt policie dhe në dritën e marrëveshjes së Brukselit, nuk ka gjasa që kjo të ndodhë”, ka thënë Miliçeviq.

MUP-i mbylli zyrat në veri, në bazë të marrëveshjes së 2013-s, dhe pjesëtarët e saj u rekrutuan në Policinë e Kosovës. Por, fundvitin e shkuar, policët serbë të komunave të veriut u prinë resorëve të tjerë, për t’i braktisur institucionet, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë për t’i konvertuar targat ilegale serbe në ato RKS.

Related Posts

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut
02

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë
02

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë
02

Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë

22/05/2026
Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
02

Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës

06/11/2025
Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje
02

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje

27/10/2025
Next Post
Vranësira e reshje shiu edhe sot, temperaturat deri në 19 gradë

Vranësira e reshje shiu edhe sot, temperaturat deri në 19 gradë

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com