Në disa pjesë të ndryshme të Mitrovicës ka nisur të dalë shumë ujë që ka marrë rrugët.Qytetarët raportojnë se në disa pjesë të qytetit po ndodh kjo gjë, ku sasi e madhe e ujit po del në sipërfaqe.
Nga pamjet shihet se në disa vende qytetin e ka marrë uji.
Ndërkohë, ka reaguar Ujësjellësi i Mitrovicës duke treguar arsyen.Njoftimi i plotë i Ujësjellësit:
Të nderuar konsumatorë
Me qëllim të zbrazjes së rrjetit të ujit i cili nevoitet per sanimin e gypit për të cilin u kemi njoftuar me heret, ju NJOFTOJMË se lëshimin e ujit në disa lokacione e kemi bërë ne dhe nuk ka nevojë për shqetësim.
Këto janë procedura të zakonshme të cilat në raste të tilla i aplikojmë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!






























