Më 30 qershor të këtij viti, drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët “Bislim Imeri”, Ardita Brahimi-Idrizi, dyshohet se me vetëdëshirë ua kishte dhënë në shfrytëzim veturën e saj personale dy nxënësve të mitur.
Nxënësit e mitur me veturën e drejtoreshës kishin shkuar për të blerë disa gjësende.gjësende.
Gjatë kthimit për në shkollë, nxënësit kishin shkaktuar aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.
Aksidentin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.Sipas Policisë, aksidenti është shkaktuar nga vetura të cilën e drejtonte një i mitur.
“Aksidenti ka kaluar pa lëndime por vetëm me dëmë materiale” – ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksidenti është shkaktuar nga vetura, drejtuesit i të cilit ka qenë i mitur. Ndaj drejtuesit është shqiptuar gjobë për mosposedim të patentë shoferit. Ndërsa lënda ka vazhduar në gjykatë”- tha ai.






























