Në muajt e fundit, talentët kosovarë janë bërë cak i klubeve të mëdha evropiane, për shkak të cilësive që posedojnë, e që shihen si blerje të mira nga skuadrat që tentojnë zhvillimin e lojtarëve.Futbollisti i radhës që ka marrë ftesë për t’u provuar në futbollin evropian nga ai kosovar është Erion Kajtazi.
Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka gjatë një prononcimi për KOHA para disa javësh, kishte thënë se “një lojtar tjetër ka marrë ofertë nga Anderlecht”.Kurse, lajmin se ky lojtar është Erion Kajtazi – Zeka e ka konfirmuar edhe gjatë një interviste të shkurtë për LIG Sport.






























