Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Familjarët e 19-vjeçares nga fshati Vinarc, e cila bëri vetëvrasje kërkojnë drejtësi me protestë

16/09/2022
in 02
Familjarët e 19-vjeçares nga fshati Vinarc, e cila bëri vetëvrasje kërkojnë drejtësi me protestë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trajtim me prioritet të rastit të vetëvrasjes së Betina Ymerit kanë kërkuar nga institucionet e drejtësisë familjarët e saj dhe një grup aktivistësh, në protestën e organizuar të premten para Gjykatës Themelore në Mitrovicë. 19-vjeçarja nga Komuna e Mitrovicës dyshohet se i dha fund jetës më 8 shtator pas kërcënimeve nga i fejuari i saj.Me fotot e së ndjerës në duar, familjarët thanë se nëpërmjet këtij organizimi synojnë të përçojnë mesazh tek të gjitha gratë që ta raportojnë dhunën. Fatime Ymeri, nëna e së ndjerës, ka pasur një lutje për gjykatën e për gratë.

“Lus çdo nënë, çdo femër, e cila heton dhunë sadopak, ta lajmërojë rastin në Polici dhe e lus gjykatën t’i shkojë drejtësisë deri në fund, e jo të kërkojë ryshfet”, është shprehur ajo.

E babai ka thënë se praktika në të kaluarën me sistemin e drejtësisë ka bërë që ata të dalin dhe të protestojnë.“Ne e kemi organizuar për të bërë thirrje për drejtësi, njëkohësisht për paanshmëri dhe profesionalizëm të gjykatave, pasi që jemi të gjithë të vetëdijshëm se gjykatat kanë dhënë dënime qesharake për shumë raste, ku gratë kanë përjetuar dhunë”, është shprehur ajo, duke shtuar se rastet e ditëve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë kanë shtuar kërkesën për të drejtat e grave dhe parandalimin e dhunës.

Të fejuarit të saj, L.Sh., Gjykata Themelore në Mitrovicë tashmë i ka caktuar masën e paraburgimit nën dyshimin për “shtytje në vetëvrasje”. KOHA ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës se për çfarë kërcënimesh bëhet fjalë, mirëpo përgjigje nuk ka marrë. E në Policinë në këtë Komunë kanë thënë se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, i cili është arrestuar.

“Me datën 09.09.2022, rreth orës 21:40, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Mitrovicën e Jugut (NJHR) në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19-vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës”, thuhet në një përgjigje të Policisë rajonale në Mitrovicën e Jugut.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën janar – gusht të këtij viti janë shtatë raste të shtytjes në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje.

Related Posts

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut
02

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë
02

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri
02

Kosova rikthen nën menaxhim shtetëror pronat hekurudhore në veri

28/05/2026
Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë
02

Ekskluzive | “Ta mbushi trupin plumba” – kapet me Glock në çantë pas kanosjes në mes të rrugës në Mitrovicë

22/05/2026
Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës
02

Intervistohet një person për rastin e serbit, që u rrëmbye në territorin e Kosovës

06/11/2025
Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje
02

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje

27/10/2025
Next Post
Gjendje alarmante : Lumi del nga shtrati në fshatin Rekë, rrezikohen shtëpitë

Gjendje alarmante : Lumi del nga shtrati në fshatin Rekë, rrezikohen shtëpitë

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

23/07/2026
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com