Qytetarët e Mitrovicës janë ankuar që vendimi i kaluar për lirimin e trotuarit nuk po përfillet plotësisht, andaj rezultoi me inspektim të rastit.
Në terren doli se trotuari ishte ende i bllokuar, dhe tani sipas drejtorit Brahimi ai është liruar.
Valon Brahimi:
Ne po punojmë çdo ditë që të sigurojmë hapsira publike për lëvizje të lirë të qytetarëve mitrovicas!
Qytetarët e kanë mirëkuptuar qëllimin tonë të mirë, prandaj po bashkëpunojnë me Drejtorinë e Inspekcionit.
#BashkëPërMitrovicën.






























