Anton Gashi nga Komuna e Klinës erdhi gjatë javës në Prishtinë për ta shoqëruar bashkëshorten për kontroll mjekësor, pas një intervenimi që kishte pas thyerjes së krahut.Mjeku kërkoi të kryenin një rezonancë magnetike, për çka Gashi sipas udhëzimit, iu drejtua Klinikës së Radiologjisë. Por, për ta kryer këtë shërbim i duhet të presë gati një vit.
“Erdha veç terminin me ba sot. Do të thotë ma kanë dhënë më datën 21 të muajit të tetë 2023. Do me thënë në gushtin që vjen… na nuk mundemi me u shëru. Kjo edhe një vit ndoshta vdes”, ka thënë Gashi.
Edhe pacientë të tjerë që bënin terminë në Radiologji kanë shprehur ankesa të ngjashme.






























