Sipas sinjalit kanë bërë me dije se aksidenti ndodhi pasi shoferja e veturës ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur disa herë. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, ndërkohë që të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë.Burimet nga QKUK-ja kanë njoftuar se njëri prej të lënduarve është pranuar në këtë Emergjencë, ku po vazhdon trajtimin.
Kujtojmë se pothuajse çdo ditë raportohen numër i madh i aksidenteve të trafikut dhe shumica prej tyre shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik. Moszbatimi i këtyre rregullave po dëshmohet edhe me gjobitjen e shoferëve.






























