Postera rrugorë-informues pergjatë rrugës “Mbretëresha Teutë” ℹ️
🚮🚮🚮
Dukuria e hedhjes së mbeturinave në trotuare nga persona të pandërgjegjshëm
përveq që shkakton ndotjen e mjedisit dhe kundërmim te rëndë, njëherësh ndikon edhe tek punëtorët e KRM “Uniteti-t” duke jua vështirësuar punën e tyre të përditshme në terren gjatë grumbullimit të mbeturinave.
U bëjmë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerë, në të kundërtën aksionet ndëshkuese (#ndotesipaguan) me drejtorinë e inspekcionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Të gjithë së bashku për ambientin 💚♻️🍀✅






























