Drejori Stavileci njofton qytetarët e Mitrovicës që nga sot Komuna bërë funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të radhës
Komuna e Mitrovicës ka bërë funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të radhës 🧍🏼♂️
Sot, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Arian Tahiri , kemi bërë funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të radhës në sektorët e shërbimit të Administratës Komunale.
Me qëllim të shmangies së pengesave burokratike dhe pabesueshmërisë , rritjes së efikasitetit të shërbimit qytetar, kemi funksionalisuar sistemin e menaxhimit të radhës e cila na ndihmon:
👩🏼💻 Në krijimin e një ambienti ku secili qytetar merr vëmendje personale dhe i shërbehet në menyrë profesionale.
🤝 Një shërbim më i mirë dhe më i shpejtë do të rrisë kënaqësinë e qytetarit për të u shërbyer.
🕗 Sistemi i menaxhimit te radhës i mundëson reduktimin e kohës së pritjes për qytetarët dhe eliminimin e radhëve në Komunën e Mitrovicës.
E kemi premtuar, sot drejt realizimit ✅
#bashkëpërMitrovicën






























