Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditën e së dielës së 11 dhjetorit, ka vizituar njësitet speciale të Policisë së Kosovës, në kampin “Belvedere” në Mitrovicën e Jugut.“Sot pasdite, kryeministri Kurti ka qenë në Belvedere ku ka vizituar dhe takuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje”, ka thënë ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës i hodhi poshtë pretendimet e Listës Serbe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përgatit dërgimin e forcave të tij speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit.“Absolutisht e pavërtetë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Shpifjet e tilla, sipas tij, kanë për qëllim “arsyetimin dhe mirëmbajtjen e barrikadave në veri të vendit”, të cilat “duhet të largohen menjëherë”.






























