Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ndaj të dyshuarit Y.U., 15-vjeçar, është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën kompetente.
Sinjali mëson se i mituri dje ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.Ndryshe, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të shkollës “Fazli Grajqevci”, ku pas një mosmarrëveshjeje dy nxënës kanë sulmuar një tjetër, të cilin e kanë goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.
Sinjali mëson se viktima është një 15-vjeçar, i cili fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por për shkak të gjendjes serioze është transferuar në QKUK.






























