Ai ka dërgur edhe një video, ku shihen personat e maskuar.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me situatën në veri për prestigjiozen britanike “The Guardian”, ku ka thënë se barrikadat s’mund të tolerohen edhe shumë gjatë, por se heqja e tyre mund të shkaktojë viktima.Kurti ka thënë se duan të jenë sa më të kujdesshëm në këtë drejtim që të sigurohen se s’do të ketë destabilizim.
“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe se paqja e siguria të jenë në vend. Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë përjetë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë Kurti.
Kurti e kishte quajtur bllokimin e rrugëve si të papranueshëm, derisa kishte thënë se s’duhet të përsëritet në të ardhmen.
Ai i ka bërë thirrje KFOR’it që ta garantojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.
“Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje KFOR’it që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR’i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurtë, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes, nga banda kriminale që qëllojnë mbi Policinë tonë e mbi policinë e EULEX’it, jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet edhe të jetë i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen. Andaj ne po presim”, kishte thënë Kurti.






























