Një problem që e ka Kurti si kryeministër, ai e ka kundërshtuar fuqishëm Asociacionin, deri në masat e protestave të dhunshme, e deri te kallja e parlamentit. E tani kur e ka kundërshtuar nuk mund të kthehet më pas dhe të fillojë të flasë për këtë temë. Por, si do ta menaxhojë këtë, kjo është puna e tij. A do t’i mashtrojë votuesit, a do t’u rrijë besnikë atyre premtimeve, kjo është çështje e tij. Mirëpo, porosia ime, është kjo: E ke kallë Kosovën për Asociacion, tash duhet ta refuzosh atë. Kjo është porosia ime për Kurtin. Mbi refuzim të Asociacionit, Kurti e ka fituar pushtetin”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Kutjojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të fillohet punët në themelimin e Asociacionit. Në anë tjetër, Kurti ka thënë se nuk do të ketë Asociacion një etnik.






























