Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminimin e KFOR-it, që kanë bërë sigurimin e lokacionit dhe kanë larguar ato mjete.Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për gjashtë predha, që nuk dihet se si kanë përfunduar aty.
Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, teksa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme.






























