Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu, ka dalur me reagim mbi situatën e vërshimeve
Ai ka thënë se në bashkëpunim me komisionin për vlerësimin e dëmeve në bujqësi ka bërë inspektimin e situatës në terren
Postimi i plotë:
THIRRJE PËR FERMERËT E MITROVICËS!
Edhe sot së bashku me komisionin për vlerësimin e dëmeve në bujqësi kemi vazhduar me inspektimin e situatës të krijuar në terren si pasojë e vërshimeve ditë më parë në Komunën e Mitrovicës.
Ftoj të gjithë fermerët e prekur nga vërshimet që sa më parë të bëjnë kërkesë në Komunë për vlerësimin e dëmeve, në mënyrë që komisioni vlerësues të evidentoj ato, pasi pa një kërkesë të tillë është shumë e vështirë që dëmet të evidentohen tek të gjithë fermerët.
Dëmi është i madh, por vullneti për normalizim të situates është edhe më i madh, andaj bashkë do t’ia dalim.
Bashkë për Mitrovicën tonë!💚






























