Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit nga personeli i disa shkollave ka pranuar informacione për kërcënime me mjete shpërthyese (bomba) në disa objekte shkollore, të ndodhura kryesisht në zona të banuara me popullatë serbe.
Deri në këtë fazë Policia e Kosovës ka arritur t’i trajtojë dhe verifikojë disa nga objektet shkollore, të cilat kanë rezultuar të jenë kërcënime të rrejshme, njofton policia.
Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtyre rasteve, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9).
Gjithashtu policia apelon te qytetarët të mos krijojnë panik.