Guerot tha se do të pajtohej se duket paksa e zbehtë apo e tensionuar situata, por sipas tij, kërkohen liderë që arrijnë të shohin pasqyrën më të gjerë edhe përtej krizës aktuale, se cili është qëllimi strategjike se si të arrihet atje.
“Ne jemi ambasadorë në Republikën e Kosovës dhe kemi qëllimin strategjik të përbashkët, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë’, tha ai në në intervistë për RTK, duke shtuar se ekziston një rrugë që është përcaktuar qartë me marrëveshjet në Bruksel e Ohër.
Ai u shpreh se nuk është lehtë që Kosova të ndërmarrë disa hapa edhe në kuptimin e Asociacionit.
“Siç e thashë, kur punohet në BE, nënkupton se çdo ditë ka kompromise. Kur Kosova të jetë në BE do të raportoni për diskutime të përditshme të vështira në Bruksel, por në fund arrihen kompromise”, tha ai, sipas të cilit, të njëjtën gjë po thonë 27 vende, SHBA e Britania e Madhe që po kërkojnë Asociacionin.
“Nuk besoj se e kemi gabim. Puna në BE ka të bëjë me të diturit se kur duhet të dëgjohet pala tjetër, kur të lëshosh pe edhe nga pozicioni yt, apo edhe dorëzim sovraniteti me masa të caktuara në BE”.
Ndërkohë, ambasadori gjerman, Rohde, duke folur për masat e ndërmarra ndaj Qeverisë së Kosovës, e konfirmoi se disa takime janë shtyrë.
“Nuk duhet të hyj në thellësi, por nuk dua të flas për marrëdhëniet që po ftohen, por të flas për marrëdhëniet që do të përmirësohen e në këtë drejtim na duhen disa hapa nga Qeveria e Kosovës”, tha ambasadori i Gjermanisë.
Ai u shpreh se këta hapa po priten nga BE, SHBA e Britania e Madhe.
“Edhe një fjalë dua të them se politika e mençur për mua është se një nga hapat e vështirë për Kosovën është themelimi i Asociacionit dhe tani kemi disa propozime. Edhe kryeministri i Shqipërisë ka bërë propozim. Por aktori më i rëndësishëm në këtë hapësirë është Qeveria e Kosovës”, tha ai, duke pyetur se përse ajo nuk e ofron një propozim statut në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, që i përmbushë kërkesat e Qeverisë.
“Ata janë pajtuar dhe nuk është politikë e mençur të mos bëhet asgjë. Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit e Ohrit dhe palët kanë thënë se do të themelohet e së është obligim i Kosovës”, u shpreh ambasadori gjerman.





























