Policia e Kosovës ka arrestuar dy të rinj në Mitrovicë.
Të dyshuarit u arrestuan me urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.
21 vjeçarët u arrestuan për vepra penale të ndryshme.
Njëri u arrestua për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” ndërsa tjetri për veprën penale ,, Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Raporti i plotë i Policisë:
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata
Mitrovicë, 31 mars 2022
Policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.
Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës është realizuar në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë. Në rastin e parë, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. Sh., 21 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën për rastin e veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Ndërsa në rastin e dytë, është arrestuar i dyshuari L. B., 21 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën për rastin e veprës penale ,, Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.