Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kërkuar që të ketë përfshirje urgjente të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, në zonat ku jetojnë shqiptarët.Në një shkrim në Twitter, ai ka thënë se te regjistrimi i shqiptarëve po bëhen manipulime.
“Ka pengesa agresive dhe të shënjestruara për regjistrimin e shqiptarëve në Serbi. Sidomos në Medvegjë, janë vetëm tre komisionerë që flasin shqip dhe të gjithë janë të vendosur në zona të pabanuara nga shqiptarët. Ka nevojë urgjente për përfshirjen e OSBE-së për t’i parandaluar këto manipulime”, ka thënë ai.
Bislimi ka bërë thirrje që shqiptarët në Medvegjë me urgjencë të regjistrohen në javët në vijim.





























