Në vazhdën e inspektimeve të përditshme për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, me kërkesë të qytetarëve të Mitrovicës, inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë aksion në rrugën “Bajram Curri”, duke bërë lirimin e tyre.
Me këtë rast, inspektorët komunalë kanë ndërpre punimet në mungesë të lejes nga organi kompetent, duke konstatuar se janë dëmtuar trotuaret të cilat shërbejnë për qarkullim të lirë të qytetarëve.
Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka bërë me dije se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale.