Gazetarja e televizionit publik të Kosovës, Venera Xhoxhaj, ka publikuar një fotografi nga veriu, bashkë me kameramanin Bardh Bekteshi dhe shoferin, pasi kanë qenë cak e një sulmi brutal nga bandat e maskuara në Leposaviq, shkruan Express.
Xhoxhaj ka thënë se janë të tre mirë dhe ka falënderuar të gjithë për kujdesin dhe interesin.





























